Ndërlidhjet

Obama mban fjalim në Pragë


Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, po qëndron për vizitë dyditore në Pragë.
Obama sot do të takohet me udhëheqësit e Çekisë dhe ata evropianë, si dhe do mbajë një fjalim, në të cilin do t'i parashtrojë synimet aftatgjata që bota të lirohet nga armët bërthamore.
Kryeministri i Çekisë, Mirek Topolanek, vendi i të cilit ka kryesinë e radhës së BE-së, ka thënë se do të përpiqet ta bindë presidentin Obama që ta vazhdojë projektin për mburojën antiraketore në Evropë.
Vizita e presidentit amerikan në Pragë po zhvillohet nën masa të rrepta sigurie. Zyrtarët kanë vendosur zonë të ndalim fluturimit mbi Pragë, ndërsa policia i ka shpeshtuar patrullimet në sheshet kryesore dhe pikat turistike. Vetëm në pjesën historike të Pragës janë vendosur 4.000 policë.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG