Ndërlidhjet

BE dënon lansimiin e raketës verikoreane


Çekia, si kryesuese e radhës e Bashkimit Evropian, e ka dënuar sot lansimin e "satelitit eksperimental për komunikacione" nga ana e Koresë Veriore.
BE-ja e dënon kategorikisht lansimin e këtij sateliti që paraqet shkelje të Rezolutës 1718 të KS të OKB-së , theksohet në kumtesën e Çekisë si kryesuese e radhës e BE-së.
Bashkimi Evropian ia tërheq vërejtjen Koresë Veriore se në këtë mënyrë po rritë tensionet në rajon.
Çekia në emër të BE-së i ka bërë thirrje Koresë Veriore që të përmbahet nga të gjitha aktivitetet e saj nga programi i zhvillimit të raketave ballistike dhe programi bërthamor.
XS
SM
MD
LG