Ndërlidhjet

Clinton çmon lart rolin e Radios Evropa e Lirë


Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton ka vizituar selinë e Radios Evropa e Lirë gjatë qëndrimit të saj në Pragë.
Clinton çmoi lart arritjet dhe punën e bërë nga Radio Evropa e Lirë.
Që kur isha këtu, 12 vjet më parë ju keni ndryshuar shumçka, nga kjo ndërtesë e re që është një vepër arti e deri tek shërbimet e reja që keni shtuar si ai për Irakun, Iranin, Kaukazin e Veriut dhe Afganistanin. Keni rritur ndjeshëm dëgjueshmërinë dhe keni mbetur konkurrues në një mjedis medial që ndryshon me shpejtësi. Keni një mori arritjesh shumë të mira", tha Clinton, duke iu drejtuar ekipit të Radios Evropa e Lirë në Pragë.
Ne dëshirojmë të arrijmë një marrëveshje të gjerë ndërkombëtare që përmban vlerat, të cilat respektojnë dinjitetin njerëzor, të drejtat individuale dhe përgjegjësitë, që i ka çdo fëmijë pavarësisht se ku ka lindur, pavarësisht nëse është djalë apo vajzë. Çdokush duhet të jetojë me gjithë potencialin që i ka dhënë Zoti.
E dimë se jemi larg një marrëveshje të tillë, por e dimë se nuk do të ketë përparim nëse nuk e shtyjmë procesin përpara. Ajo që ju bëni këtu është një instrument shumë i rëndësishëm i asaj që përfaqëson Amerika, tha Hillary Clinton gjatë vizitës në selinë e Radios Evropa e Lirë në Pragë.
XS
SM
MD
LG