Ndërlidhjet

Holbrooke dhe Mullen në Pakistan


Përfaqësuesi i posaçëm amerikan për Afganistanin dhe Pakistanin, Richard Holbrooke, dhe shefi i shtabit të përgjithshëm të ushtrisë amerikane, Mike Mullan, kanë mbërritur në Islamabad për të biseduar lidhur me luftimin e talebanëve dhe Al Kaedas.

Ata do të takohen me zyrtarët e lartë pakistanezë, përfshirë presidentin Asif Ali Zardari, si dhe udhëheqësit ushtarakë të këtij vendi.

Vizita realizohet në kohën kur Al Kaeda dhe militantët talebanë i kanë shpeshtuar sulmet në brendi të Pakistanit.

Holbrooke dhe Mullen mbërritën në Islamabad nga Afganistani, ku e disktutuan luftën kundër talebanëve dhe përgatitjet për zgjedhjet presidenciale afgane në muajin gusht.
XS
SM
MD
LG