Ndërlidhjet

Solana: EULEX do forcojë sundimin e ligjit


Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Javier Solana e ka përshëndetur faktin se EULEX-i prej sot është tërësisht operacional, dhe ka vlerësuar se kjo do ta forcojë sundimin e ligjit në Kosovë.

Solana ka shprehur bindjen se ky mision do të bëjë "gjithçka që institucionet për sundimin e ligjit të veprojnë më mirë dhe më shpejt, në dobi të gjithë popullsisë në Kosovë".

EULEX-i, "i cili është misioni më i madh civil që Bashkimi Evropian e ka patur deri sot, është dëshmi e përkushtimit të fuqishëm të BE-së ndaj Ballkanit perëndimor", ka thënë Solana, duke shtuar se EULEX-i "edhe më tej do të kontribuojë për forcimin
XS
SM
MD
LG