E përditshmja “Zëri”, në një editorial që mban titullin “Faza kritike e EULEX-it në Kosovë”, shkruan se që prej 6 prillit mbesin prapa justifikimet që lidheshin me fazën e parë të vendosjes së EULEX-it.
Tash e tutje ky mision do të matet në bazë të arritjeve të tij konkrete për të ndihmuar rendin dhe ligjin në Kosovë, shkruan “Zëri”, i cili vë në pah se arritjet e EULEX-it që nga 9 dhjetori, deri më tash, kanë qenë modeste dhe nuk i kanë përmbushur pritjet e qytetarëve, por edhe të politikanëve.
“Zëri” vë në pah sfidat me të cilat është përballur misioni, e nga moszgjidhja e të cilave ka pësuar më së shumti veriu i Kosovës. Gazeta thekson se tash e tutje për EULEX-in testi kryesor është veriu i Kosovës.
Duke mbetur te veriu i vendit, që ende kontrollohet nga strukturat paralele serbe, e përditshmja “Bota sot” citon kreun e Komunës së Mitrovicës, Bajram Rexhepi, të ketë kërkuar nga misioni evropian që të tregojë vendosmëri, kur është në pyetje veriu.
Ndryshe, derisa është pritur që kompletimi i EULEX-it t’i japë fund misionit të OKB-së, “Koha Ditore” shkruan se UNMIK-u u ka kërkuar institucioneve të Kosovës bashkëpunim.
Zyrtarë të këtij misioni ua kanë bërë me dije kosovarëve se nëse synojnë OKB-në, atëherë duhet të punojnë me UNMIK-un, shkruan “Koha Ditore”.
Është gazeta “Express” ajo që hap ballinën me shkrimin e titulluar Operacioni “Ndryshimi” dhe që njofton mbi ndryshimet e mundshme në Qeveri.
“Express” shkruan se kryeministri Hashim Thaci i ka hyrë një procesi të ndryshimit në Qeverinë e tij. Kjo, sipas gazetës, do të përfshijë edhe ndërrim të ministrave. Për këtë çështje, Thaçi ka zhvilluar konsultime iniciale me partnerin e tij, LDK-në.
“Express”, duke cituar burime, shkruan se ndryshimet do të përfshijnë përshtatjen e agjendës me nevojat e tashme të paspavarësisë dhe së dyti nevojën e dhënies së një deklarate tek të gjithë anëtarët e Kabinetit për përkushtim, duke bërë disa ndërrime në sektorët, të cilët kanë kanë ngecur më së shumti.
Gjithnjë sipas “Express”, pritet që agjenda e re të përfshijë reformimin e gjyqësorit dhe policisë në kuadër të luftës kundër korrupsionit, integrimet evropiane dhe forcimin e stabilitetit, duke u koncentruar në ekonomi.
Të përditshmet kosovare përfshijnë dhe reagime në lidhje me suspendimet e fundit të kryeministrit Hashim Thaçi, të bëra pas publikimit të raportit të Agjencisë Anti-Korrupsion.
E përditshmja “Lajm” citon përfaqësues të opozitës të kenë thënë se me shkarkimin apo suspendimin e disa zyrtarëve të ashtuquajtur të vegjël, madje disa të suspenduar më parë, po ruhen të korruptuarit e mëdhenj.
Në këtë temë, “Koha Ditore” shkruan se Qeveria ka ndëshkuar të ndëshkuarit, meqë tre nga të goditurit nga lufta kundër korrupsionit, të cilën e ka rishpallur kryeministri, ishin zyrtarë që tashmë kanë qenë duke vuajtur masën e suspendimit nga puna.
Ndërkohë, duke mbetur te lufta kundër korrupsionit, “Epoka e re” citon eurodeputeten Doris Pack të ketë kërkuar nga zyratrët kosovarë që ta luftojnë më shumë këtë fenomen.