Ndërlidhjet

Moldavi: Policia merr Kuvendin nën kontroll


Policia e Moldavisë e ka marrë kontrollin mbi ndërtesën e parlamentit, pasi nxorri protestuesit nga ndërtesa.

Protestat shpërthyer pas fitores së partisë komuniste në zgjedhjet e së dielës. Disa mijëra protestues kishin hyrë në ndërtesën e parlamentit, duke shkatërruar infrastrukturën e tij.

Gjatë fjalimit në televizion, presidenti Vladimir Voronin, tha se do ta mbrojë vendin nga "fashistët e hidhëruar dhe të dehur".

Presidenti rus, Dmitri Medvedev, i vetmi nga burrështetasit e huaj që u uroi fitoren e komunistëve , bëri thirrje për zgjidhje sa më të shpejtë të situatës.

Ministria e Jashtme ruse tha se trazirat në Moldavi ishin komplot për ta minuar sovranitetin e vendit, dhe drejtoi gishtin kah forcat që favorizojnë ribashkimin me Rumaninë.

BE-ja, SHBA-të dhe kreu i OKB-së, Ban ki-Moon kanë kërkuar nga palët që të pëmbahen nga dhuna.
XS
SM
MD
LG