Ndërlidhjet

Ahmadinejad i hapur për bisedime bërthamore


Presidenti i Iranit Mahmud Ahmadinejad tha sot se ai është i hapur për bisedime mbi çështjet bërthamore, nëse ato do të mbahen mbi bazë të "drejtësisë" dhe "respektit".

Ahmadinejad i bëri këto komente gjatë ceremonisë në qytetin Isfahan, ku e inauguroi reaktorin e parë iranian për karburant bërthamor.

Uzina e re do të prodhojë karburant uraniumi për reaktorin që planifikohet të punojë me ujë të rëndë.

Qeveritë e Perëndimit kanë shprehur shqetësime se reaktori mund të përdoret për prodhim të plutoniumit, material që mund përdoret në kokat bërthamore.
Irani mohon çdo qëllim për të ndërtuar armë bërthamore.

Njoftimi u bë një ditë pasi Shtetet e Bashkuara thanë se do të marrin pjesë në bisedimet për programin bërthamor të Iranit, gjë që paraqet shmangie të konsiderueshme nga administrata e mëparshme.

Gjashtë fuqitë e mëdha, SHBA-të, Rusia, Kina, Gjermania, Franca dhe Britania, thanë dje se do ta ftojnë Iranin në një sesion të ri negociatash për të kapërcyer ngecjen në bisedimet.

Irani ende formalisht nuk i është përgjigjur ftesës.
XS
SM
MD
LG