Ndërlidhjet

Shakashvili refuzon dorëheqjen


Presidenti i Gjeorgjisë Mikheil Shakashvili ka deklaruar se nuk do të dorëzohet para kërkesave të opozitës e cila i ka kërkuar dorëheqjen.
Rreth 60 mijë veta kanë demonstruar të entjen në Tbilisi, ndërsa protesta pritet të ketë edhe sot. Ata kanë akuzuar presidentin Shakashvili për ngecje të demokracisë dhe për drejtim jo të duhur të luftës me Rusinë gjatë vitit të kaluar.
Opozita ka thënë se nuk do të ndalë protestat deri në dorëheqjen e Shakashvilit.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG