Ndërlidhjet

Vritet pengu francez, lirohen katër të tjerë


Një peng francez ka vdekur, ndërsa katër të tjerë janë liruar gjatë intervenimit të forcave franceze ndaj piratëve, të cilët në afërsi të bregdetit somalez kishin rrëmbyer një anije të shtetasve francezë, ka njoftuar zyra e presidentit, Nikola Sarkozi.

Bëhet e ditur se gjatë operacionit të armatës franceze janë vrarë dy piratë, ndërsa tre të tjerë janë arrestuar. Jahta "Tanit", në të cilën gjendeshin pesë shtetas francezë, ishte rrëmbyer nga piratët me 4 prill.
XS
SM
MD
LG