Ndërlidhjet

Japonia ndan një miliard dollarë për Pakistanin


Qeveria japaneze mendon të ndajë një miliard dollar për ndihmë ekonomike Pakistanit, kanë bërë të ditur mediat japoneze.

Detaje të këtij plani japonez do të publikohen gjatë konferencës ndërkombëtare të donatorëve për Pakistanin, që do të mbahet me 17 prill në Tokio.

Sipas paralajmërimeve, në këtë takim do të marrin pjesë presidenti pakistanez, Asif Ali Zardari dhe emisari amerikan, Riçrad Holbruk, si dhe përfaqësues të dhjetëra vendeve tjera.
XS
SM
MD
LG