Ndërlidhjet

Obama: Bota të bashkohet përballë sfidave globale


Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, u ka bërë thirrje vendeve të botës që të bashkohen për t'i luftuar sfidat globale, përfshirë krizën ekonomike, ekstremizmin, mjedisin dhe proliferimin bërthamor.

Në fjalimi radiofonik të javës, Obama u bëri thirrje njerëzve që të jenë vigjilentë përballë kërcënimeve të shumëfishta.

Obama gjithashtu u ka uruar festat fetare hebrejve dhe të krishterëve, duke thënë se kremtja është mundësi për të reflektuar mbi detyrimet ndaj të tjerëve.
XS
SM
MD
LG