Ndërlidhjet

Lavrov: BE t'i respektojë ish shtetet sovjetike


Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov insistoi sot se Bashkimi Evropian duhet të tregojë "respekt" dhe transparencë ndaj ish shteteve sovjetike.

Duke folur në një konferencë në Moskë, Lavrov e kritikoi marrëveshjen e re ndërmjet BE-së dhe Ukrainës për modernizimin e rrjetit tranzitor të gazit.

Ai gjithashtu shprehu "optimizëm të matur" lidhur me marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara, duke thënë se do të duhet kohë që të dyja palët plotësisht ta rindërtojnë besimin e ndërsjellë.
XS
SM
MD
LG