Ndërlidhjet

Udhëheqësit e Kosovës urojnë Pashkët


Udhëheqësit e institucioneve të Kosovës, të partive politike dhe institucioneve fetare u kanë uruar sot Pashkët besimtarëve të krishterë.

Presidenti Fatmir Sejdiu u ka dërguar telegrame urimi Shenjtërisë së Tij, Papa Benediktit XVI, Ipeshkvit të Ipeshkvisë së Kosovës, Dodë Gjergji dhe qytetarëve të Kosovës.

Pashkët i ka uruar edhe kryeministri Hashim Thaçi, duke shprehur bindjen se "për Kosovën do të vijnë kohë më të mira".

Në urimin e tij, myftiu i Kosovës, Naim Tërnava thotë se Pashkët sivjet "festohen me arritje të mëdha, si në planin shtetëror, ashtu edhe në atë kombëtar".
XS
SM
MD
LG