Ndërlidhjet

Piratët pushtojnë një anije amerikane


Piratët e Somalisë sot kanë pushtuar një rimorkiator amerikan me 16 vetë në bord në ujërat e Gjirit të Adenit. Të paktën 10 anëtarë të ekupazhit është thënë se janë italianë.

Zyrtarët e NATO-s thanë sot se piratët kishin sulmuar edhe një anije me flamurin e Panamasë në Gjirin e Adenit, por ishin larguar kur marinarët i kishin spërkatur me vrushkuj uji.

Ndërkohë, piratët ende po e mbajnë peng kapitenin e anijes amerikane, megjithëse në afërsi ndodhet një luftanije e Shteteve të Bashkuara dhe disa anije të marinës amerikane.

Piratët kërkojnë 2 milionë dollarë për lirimin e kapitenit dhe garanca për sigurinë e tyre. Ata kanë paralajmëruar se përdorimi i forcës për të shpëtuar kapitenin mund të rezultojë me "katastrofë".

Më herët, forcat speciale franceze janë vërsulur në një jahtë me pesë shtetas francezë, e cila mbahej nga piratët në ujërat e Oqeanit Indian. Gjatë sulmit, një peng u vra, kurse katër të tjerë u liruan.
XS
SM
MD
LG