Ndërlidhjet

Kosovë: Festohen Pashkët


Besimtarët e krishterë të Kosovës po kremtojnë sot Pashkët, festë kjo ku përkujtohen vuajtjet, vdekja dhe rilindja e Krishtit.

Presidenti Fatmir Sejdiu ka vizituar sot Ipeshkvinë e Kosovës në Prizren, ku është mbajtur mesha qëndrore, që shënoi festën e Pashkëve.

“Qytetaret e Republikës së Kosovës e vlerësojnë lart kontributin që ka dhënë gjatë nëpër vite Kisha katolike shqiptare dhe udhëheqja e saj për lirinë dhe pavarësinë e vendit. Njëherësh kontributi i saj qëndron dhe në nxitjen e paqes, tolerancës dhe dashurisë midis të gjithë njerëzve, pa dallim kombi e besimi”, ka thënë në urimin e tij për këtë festë presidenti Sejdiu.

Besimtarëve, festën ua kanë uruar edhe drejtuesit e tjerë të institucioneve, krerët e partive politike dhe klerikët e besimeve të tjera.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG