Ndërlidhjet

Obama: Të vazhdojë lufta kundër kusarëve


Presidenti amerikan, Barak Obama, ka deklaruar se është tejet i lumtur pas lirimit të kapitenit amerikan, të cilin e kishin rrëmbyer kusarët somalezë, dhe ka bërë thirrje për të intensifikuar luftën kundër kusarëve në këtë rajon.
"Jam shumë i lumtur që kapiteni, Riçard Filips është liruar dhe gjendet i sigurt në anijen amerikane" ka thënë presidenti amerikan, Obama.
Siguria e kapitenit ka qenë preokupim yni kryesor dhe lirimi i tij është lehtësim për familjen dhe ekipazhin e anijes së tij, ka theksuar Obama.
Kapiteni amerikan, Riçrd Filips, është liruar mbrëmë gjatë një aksioni të forcave amerikane.
XS
SM
MD
LG