Ndërlidhjet

Gjen. Odierno: Dhuna në Irak më e ulëta nga 2003


Dhuna në Irak sot është në nivelin më të ulët që nga intervenimi ushtarak në këtë vend në mars të vitit 2003, ka deklaruar komandanti i trupave amerikane në Irak, gjenerali Rejmond Odierno, i cili ka theksuar se plani i tërheqjes së trupave amerikane do të realizohet deri në vitin 2011.

Gjenerali Odierno ka vënë në pah se përkundër sulmeve me bomba gjatë javës së kalur, ku pësuan pesë ushtarë amerikan, situata e përgjithshme tregon se dhuna në Irak ka rënë në shkallën më të ulët që nga viti 2003.
XS
SM
MD
LG