Ndërlidhjet

ETA planifikoi vrasjen e mbretit Huan Karlos


Organizata seperatiste baske ETA kishte planifikuar para disa viteve vrasjen e mbretit spanjoll, Huan Karlos, duke sulmuar aeroplanin ose helikopterin e tij me raketë, ka bërë të ditur shtypi i Baskisë.
Gazeta rajonale "El Korreo" citon burime antiterroriste franceze, se planet e detajuara janë në kompakt disqet e gjetura në prill të vitit 2004 në një shtëpi në pjesën franceze të Baskisë. Disqet përmbajnë fotografi, skema dhe plane të fluturimit, të cilat është duke i analizuar policia franceze.
Gjithashtu në shënjestër të sulmeve të organizatës ETA kanë qenë edhe disa anëtarë të qeverisë spanjolle.
XS
SM
MD
LG