Ndërlidhjet

Natanjahu e Abass biseduan nëpërmjet telefonit


Liderët izraelitë dhe palestinezë kanë zhvillaur bisedën e parë telefonike që kur Benjamin Natanjahu u bë kryeminstër i Izraelit. Zyrtarët thanë se kreu i autoritetit paleztinez, Abas ka inicuar bisedën për t'i uruar pashkët hebraike. Zyra e Netanjahut tha se kryeministri izraelit i ka thënë Abasit se shpreson për bashkëpunim të ngushtë për ta avansuar paqen ndërmjet izraelitëve dhe palestinezëve.
Mëgjithatë në deklaratë nuk përmendet krijimi i shtetit palestinez. Netanjahu ka thënë se tani për tani e kundërshton krijimin e shtetit palestinez pran Izraelit. Sot, i dërguari amerikan për Lindjen e Mesme, Xhorxh Miçell e fillon turneun në rajon me vizitat në Izrael, në territoret palestineze dhe në Egjipt.
XS
SM
MD
LG