Ndërlidhjet

Pakistan: Vendoset ligji islamik


Presidenti i Pakistanit, Asif Ali Zardari ka nënshkruar ligjin që e vendos Luginën e Suatit nën ligjin islamik. Ky hap është pjesë e marrëveshjes me talibanët dhe u nënshkrua pasi Asambleja Kombëtare kërkoi nga presidenti që të mbante premtimet dhe marrëveshjet e arritura.

Në shkëmbim të ligjit islamik për rajonin e Suatit u arrit armëpushimi mes militantëve dhe forcave qeveritare.

Marrëveshja në fjalë është kritikuar nga shumë pakistanezë, veprimtarë të të drejtave të njeriut, nga Shtetet e Bashkuara dhe vendet perëndimore.
XS
SM
MD
LG