Ndërlidhjet

Irak:Trupat në qytete edhe pas 30 qershorit


Trupat amerikane mund të qëndrojnë në Mosul dhe në qytetet e provincës veriore të Irakut edhe pas 30 qershorit. Kjo datë është afati kohor kur trupat amerikane do të duhet të largohen nga qytetet irakiane.

Lajmi u bë i ditur nga komandanti amerikan në rajon Gary Volesky. Ai tha se trupat amerikane po bënin analizën e situatës në terren, por vendimi do t'i takonte qeverisë irakiane.

Al Kaida mbetet kërcënim për Mosulin dhe rajonin rreth tij, megjithë goditjet që ka marrë në pjesë të tjera të Irakut.
XS
SM
MD
LG