Ndërlidhjet

Medvedevi, intervistë për kritiken më të ashpër


Presidenti rus Dimitri Medvedev i ka dhënë intervistë "Novaja Gazeta", që vlerësohet në Rusi si kritikja më e ashpër e Kremlinit.

Zëdhënësi i Kremlinit tha se intervista, e para e Medvedevit për një gazetë ruse, ishte shenjë mbështetje për gazetën në fjalë, dy gazetarë të së cilës janë vrarë gjatë tre viteve të fundit.

Gazetarja hulumtuese Anna Politkovskaja, kritike e ashpër e Putinit për luftën në Çeçeni u vra në vitin 2006. Gazetarja tjetër e "Novaja Gazeta" Anastasia Baburova u qëllua për vdekje janarin e këtij viti.
XS
SM
MD
LG