Ndërlidhjet

SHBA: Mund të shtohen ekstremistët e djathtë


Shtetet e Bashkuara kanë lëshuar një paralajmërim të ri për rritjen e mundshme të grupeve ekstremiste të djathta në SHBA.

Në raportin e Departamentit për Sigurinë e Atdheut thuhet se grupet ekstremiste të djathta duket se po i eksploatojnë frikat nga rënia ekonomike dhe zgjedhja e presidentit të parë me ngjyrë, Barack Obama, për të rekrutuar anëtarë të rinj.

Raporti tërheq vërejtjen se mund të rekrutohen veteranët e ushtrisë që kthehen nga luftërat në Irak dhe Afganistan, sidomos nëse ata do të përballen me vështirësi për të gjetur punë apo riintegrimin në shoqërinë civile.

Zyrtarët e DSA thanë se departamenti nuk ka informata specifike për planifikimin e ndonjë sulmi të ekstremistëve të djathtë në Shtetet e Bashkuara.
XS
SM
MD
LG