Ndërlidhjet

Admirali Fitzgerald viziton Beogradin


Ministri për Kosovën në qeverinë serbe Goran Bogdanoviq dhe ministri i Mbrojtjes, Dragan Shutanovac, kanë biseduar sot në Beograd me
komandantin e forcave të bashkuara të NATO-s, admiralin Mark Fitzgerald, për sigurinë në Kosovë.

Në komunikatën e ministrisë thuhet se Bogdanoviq dhe Shutanovac i kanë folur admiralit amerikan për pasojat që formimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës mund të ketë për stabilitetin e Kosovës dhe të rajonit.

Në takim është shprehur shkallë e lartë e gatishmërisë për vazhdimin e mëtejmë të bashkëpunimit me forcat e KFOR-it në pajtim me rezolutën 1244, për krijim të mjedisit më të sigurtë për serbët dhe komunitetet tjera joshqiptare në Kosovë, thuhet në komunikatë.
XS
SM
MD
LG