Ndërlidhjet

Irak: 10 policë të vrarë, 20 të plagosur


Policia irakiane tha se të paktën 10 oficerë policie e kanë humbur jetën në një sulm vetëvrasës në qytetin verior Kirkuk.

Në sulmin janë plagosur 12 policë të tjerë dhe tetë civilë.

Njoftohet se policët ishin duke ruajtur një instalim të naftës dhe po udhëtonin në shtëpi me autobus në çastin kur u goditën.

Sulmi i sotëm është më i fundit në radhën e shpërthimeve në Irakun verior.

Të premten e kaluar, pesë ushtarë amerikanë e humbën jetën në një shpërthim.
XS
SM
MD
LG