Ndërlidhjet

Moskë: Ushtrimet NATO-Gjeorgji, provokacion


Rusia i ka bërë thirrje NATO-s që ta shtyjë stërvitjen e planifikuar ushtarake në Gjeorgji.

Ministri i Jashtëm, Sergei Lavrov tha se stërvitjet, që do të mbahen nga 6 maji deri në 1 qershor, vetëm do ta ndërlikonin situatën, tashmë të vështirë në rajon.

"Shpresoj që ndërsa vendet e NATO-s e planifikojnë bashkëpunimin e ndërsjellë me Gjeorgjinë në kuadër të programit Partneriteti për Paqe, ku përfshihen pothuaj të gjitha ish vendet sovjetike, ata do të nxjerrin përfundime të duhura dhe t'i shmangin hapat, të cilat regjimit të Gjeorgjisë i dhanë ndjenjën e lejimit dhe të pandëshkueshmërisë", tha Lavrov.

Më herët, i dërguari i Rusisë në NATO, Dmitry Rogozin e quajti stërvitjen e planifikuar "provokim".

Zëdhënësi i NATO-s, Robert Pszszel tha se stërvitjet kryesisht do të jenë koordinative dhe nuk do të përfshihen pajisje të rënda ushtarake.

Ushtrimet NATO-Gjeorgji vijnë në kohën kur aleanca po përpiqet të riparojë marrëdhëniet me Rusinë. Raportet me Moskën u dëmtuan nga lufta e gushtit të kaluar mes Rusisë dhe Gjeorgjisë.
XS
SM
MD
LG