Ndërlidhjet

Burgim të përjetshëm për ushtarin amerikan


Oficeri i ushtrisë amerikane i cili u shpall fajtor për vrasjen e katër të burgosurve irakianë, u dënua me burgim të përjetshëm.

Juria ushtarake në bazën amerikane Vilseck në Gjermani e dënoi rreshterin John Hatley për incidentin në vitin 2007, në një burg afër Bagdadit, ku ishin qëlluar për vdekje katër të burgosur irakianë.

Hatle, 40 vjeçar ka shërbyer në Luftën e parë të Gjirit, dhe në misionin amerikan në Kosovë.

Dy ushtarë të tjerë amerikanë të rangut më të ulët janë dënuar për të njëjtin rast me burgim të përjetshëm dhe 35 vite burg.
XS
SM
MD
LG