Ndërlidhjet

Afganistan: 22 të vdekur nga tërmeti


Të paktën 22 persona kane humbur jetën, ndërsa dhjetra të tjerë janë lënduar, nga pasojat e dy tërmeteve që kanë goditur mbrëmë pjesën lindore të Afganistanit, kanë bërë të ditur autoritetet e këtij vendi.
Dridhjet e tokës kanë ndodhur në rajonet Hoxhani dhe Sherzad, në kufi me Pakistanin.
Tërmeti i parë ishte 5.5 shkallë të Rihterit, ndërsa i dyti kishte magnitudën prej 5.1 shkallë të Rihterit.
Tërmetet kanë shkaktuar edhe dëme të mëdha materiale, duke shkatërrur mbi 200 shtëpi.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG