Japonia dhe SHBA-të kanë premtuar nga një miliard dollarë ndihma ekonomike për Pakistanin.
Zotimet u bënë në konferencën ndërkombëtare të donatorëve në Tokio.
BE-ja tha se do t'i japë 640 milionë dollarë. Në hapje të konferencës, presidenti i Pakistanit, Asif Ali Zardari, ka premtuar luftën kundër terrorizmit.
"Jemi të gatshëm të luftojmë kundër ekstremistëve", ka thënë Zardari, duke ua kujtuar mysafirëve se "çdo tri ditë në vendin e tij po ndodhin sulme me bomba".