Ndërlidhjet

Donatorët zotohen 5 mrd $ ndihma për Pakistanin


Donatorët ndërkombëtarë janë zotuar për 5 miliardë ndihma për Pakistanin në dy vjetët e ardhshëm.

Premtimet që u bënë në takimin në Tokio, do t'i financojnë përpjekjet për uljen e varfërisë, për edukim dhe shëndetësi.

Japonia dhe Shtetet e Bashkuara u zotuan se do të japin nga 1 miliard dollarë, Arabia Saudite 700 milionë dollarë, ndërsa Bashkimi Evropian 640 milionë dollarë.

Premtimet u bënë pasi presidenti i Pakistanit, Asif Ali Zardari, burri i ish-kryeministres së vrarë Benazir Bhutto, premtoi të luftojë militantizmin, i cili po e destabilizon vendin që zotëron armë bërthamore.

"Ne jemi të gatshëm të luftojmë. Përkundër faktit se unë e humba nënën e fëmijëve të mi, unë e pranova këtë sfidë si president i Pakistanit për ta drejtuar Pakistanin në këto kohë të vështira. Shpresoj dhe i kërkoj botës me përulësi të na ndihmojë ta luftojmë këtë sfidë të madhe, me të cilën përballemi dhe që i kapërcen në kufijtë tanë", tha Zardari.
XS
SM
MD
LG