Ndërlidhjet

Toshiba e Sony shkurtojnë mijëra vende pune


Kompanitë e prodhimeve elektronike kanë bërë të ditur se do të vazhdojnë me shkurtime të vendeve të punës si pasojë e krizës globale ekonomike.

Kompania japoneze Toshiba do të shkurtojë deri vitin tjetër 3900 vende pune, pas raportimit se kompania ka humbur 3.5 miliardë dollarë gjatë vitit të fundit. Kjo është humbja më e madhe që ka përjetuar kjo kompani.

Edhe Sony Ericsson ka njoftuar se do të shkurtojë edhe 2000 vende pune të tjera, pas humbjeve të regjistruara në tre mujorin e parë.
XS
SM
MD
LG