Ndërlidhjet

Rusia dorëzon në GJND raportin për Kosovën


Rusia ka dorëzuar në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë raportin e saj për shpalljen e pavarësisë së Kosovës, njofton Ministria e Jashtme në Moskë.

Në njoftim thuhet se dokumenti rus përmban konkluzat se shpallja e njëanshme e pavarësisë së Kosovës nga ana e qeverisë së përkohshme në Prishtinë është në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare, përfshi rezolutën e Këshillit të Sigurimit 1244.

Vendet anëtare të OKB-së kanë të drejtë të paraqesin qëndrimin e tyre pranë GJND-së lidhur me ligjshmërinë e pavarësisë së Kosovës.
XS
SM
MD
LG