Ndërlidhjet

Ahmedinexhad: Nuk ka vend që sulmon Iranin


Presidenti i Iranit Mahmdu Ahmedinexhad ka deklaruar se nuk ka vend që të marrë guximin për të sulmuar Teheranin. Ai e ka cilësuar ushtrinë iraniane garancë të stabilitetit rajonal.
Këto komente Ahmedinexhad i ka bërë pas tensioneve ndërkombëtare rreth programeve bërthamore të Iranit duke përfshirë edhe spekulimet se qeveria e re e Izraelit e kryeministrit Netanjahu mund të bombardoj pajisjet bërthamore të këtij vendi.
Presidenti i Izraelit Shimon Peres i ka përgënjeshtruar këto spekulime dhe ka thënë se nuk ka opcion ushtarak lidhur me programet bërthamore të Iranit.
XS
SM
MD
LG