Ndërlidhjet

Leposaviq: Sulmohet patrulla e policisë


Policia e Kosovës ka njoftuar se një patrullë policore e stacionit Leposaviq është sulmuar me armë zjarri nga tre persona të panjohur në rrugën magjistrale Mitrovicë-Leposaviq.

Incidenti ka ndodhur pak pas mesnate, në kohën kur njësiti patrullues po kryente detyrat e rregullta për kontrollin e rrugës magjistrale.

Në çastin kur njësiti është përpjekur të ndalë një traktor pa shenja ndriçimi, për të bërë verifikimin e automjetit dhe tre personave që gjendeshin në të, janë dëgjuar disa të shtëna në drejtim të automjetit të policësë, ndërsa tre të dyshuarit, ende të panjohur, kanë braktisur traktorin dhe janë larguar në drejtim të panjohur.

Nuk është raportuar për lëndime në njerëz, por vetëm për dëme materiale të automjetetit policor.

Në vend ngjarje janë gjetur shtatë gëzhoja të kalibrit 7.62 mm, ndërsa është verifikuar se traktori ishte vjedhur gjatë natës në një shtëpi në fshatin Kamenicë të Leposaviqit.
XS
SM
MD
LG