Ndërlidhjet

Iran: Gazetarja amerikane u dënua për spiunazh


Gjykata e Iranit e ka shpallur fajtore gazetaren iraniano-amerikane Roxana Saberi për spiunazh dhe e ka dënuar me tetë vjet burg, kanë njoftuar familjarët dhe avokati i saj.

Saberi ka punuar si reportere e lirë për organizatat e lajmeve, përfshirë Radion Publike Kombëtare amerikane.

Gjykimi i saj filloi të hënën më 13 prill, dhe fillimisht u akuzua se ka punuar pa akreditim.

Avokati i saj Abdolsamad Khorramshahi tha se do ta apelojë vendimin e gjykatës.
XS
SM
MD
LG