Ndërlidhjet

Kairo: Takohen Mitchell dhe Mubarak


Emisari special i Shteteve të Bashkuara për procesin paqësor në Lindjen e Mesme George Mitchell ka biseduar sot në Kairo me presidentin e Egjiptit, Hosni Mubarak.

Mitchell qëndron në Kairo në kuadër të turneut të tij në Lindjen e Mesme për të promovuar paqen në rajon.

Ai mbërriti në Egjipt nga Izraeli, ku e ritheksoi përkushtimin e Uashingtonit për dy shtete si mënyrë e zgjidhjes së konfliktit izraelito-palestinez.

Qeveria e re izraelite ka refuzuar që të mbështesë publikisht zgjidhjen me dy shtete.
XS
SM
MD
LG