Ndërlidhjet

Thaçi: Ne lejuam vizitën e Tadiqit


Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi ka thënë se institucionet e Kosovës i kanë lejuar vizitën në Kosovë presidentit serb Boris Tadiq.

Ai ka quajtur të rëndësishëm faktin, që Tadiq ka kërkuar leje për të ardhur në Kosovë nga mekanizmat e BE-së, e jo nga UNMIK-u.

“Unë nuk kam deficit patriotik në jetën time, vendimet i marr në përputhshmëri me interesat e shtetit dhe të ardhmes euro-atlantike, nuk marr vendime duke u bazuar në kalkulime të çastit dhe personale, apo të interesit të ngushtë, por i marr në përputhshmëri me realitetin, me kushtetutën”, ka thënë Thaçi me t’u kthyer nga vizita e tij në Slloveni.
XS
SM
MD
LG