Ndërlidhjet

Bojkotime të reja ndaj takimit për racizmin


Hollanda dhe Australia i janë bashkuar Shteteve të Bashkuara, Izraelit dhe Kanadasë në bojkotimin e konferencës mbi racizmin të organizuar nga OKB-ja.

Vendet që kanë deklaruar mospjesëmarrjen në konferencën që fillon të hënën në Gjenevë thonë sej anë të shqetësuara se konferenca do të përdoret si platform për qëndrimet anti-izrealite dhe anti perëndimore.

Kombet e Bashkuara e ndërmorrën organizimin e kësaj konference në përpjekje për të shëruar ndarjet që u vunë re në konferencën me të njëjtën temë mbajtur në Afrikën e Jugut.

Në konferencën e Durbanit Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli u larguan në shenjë proteste ndaj kërkesës arabe që ta përcaktonin cionizmin si racizëm.
XS
SM
MD
LG