Ndërlidhjet

Obama kërkon lirimin e gazetares në Iran


Presideni amerikan, Barak Obama, ka bërë thirrje për lirimin e gazetares iraniano-amerikane, e cila është dënuar në Iran me tetë vjet burgim, për shkak të spiunazhit, dhe ka hedhur poshtë akuzat se ajo është informatore amerikane.

"Gazetarja Roksana Saberi është shtetase amerikane dhe jam shumë i sigurt se ajo nuk ka qenë e përzier në ndonjë formë të spiunazhit", ka thënë Obama para gazetarëve në samitin amerikan në Trinidad dhe Tobago.
XS
SM
MD
LG