Ndërlidhjet

SHBA, BE: Irani të lirojë gazetaren Saberi


Sekretarja e Shtetit, Hillary Clinton i ka bërë thirrje Iranit që ta lirojë gazetaren iraniano-amerikane Roxana Saberi.

Bashkimi Evropian gjithashtu i bëri thirrje Teheranit që ta lirojë gazetzaren, e cila të shtunën u dënua me tetë vjet burgim nën akuzat se ka spiunuar për Shtetet e Bashkuara.

Më herët, kreu i gjyqësisë së Iranit, Ayatollah Mahmud Sahrudi bëri thirrje për apelim "të drejtë, të saktë e të shpejtë" për gazetaren e burgosur, Roxana Saberi.

Thirrja e tij vjen një ditë pasi presidenti, Mahmud Ahmadinejad, i kërkoi gjyqësisë t'ia mundësojë gazetares të drejtën ligjore për mbrojtje.
XS
SM
MD
LG