Ndërlidhjet

Sot përurohet Biblioteka Digjitale Botërore


Sot zyrtarisht përurohet Biblioteka Digjitale Botërore, një faqe interneti ku do të mund të gjenden libra të rrallë, dorëshkrime, filma dhe fotografi nga mbarë bota.

Adresa e saj në internet do të jetë www.wdl.org kurse përmbajtja do të jetë në shtatë gjuhë të botës.

E zhvilluar nga UNESCO dhe 32 bibliotekat partnere nga mbarë bota, websajti shpreson të promovojë mirëkuptim më të mirë ndërmjet kulturave dhe të sigurojë resurse për mësuesit.

Themelimin e një Biblioteke Digjitale Botërore në vitin 2005 e propozoi James Billington, kreu i Bibliotekës së Kongresit amerikan, që është biblioteka më e madhe në botë.
XS
SM
MD
LG