Ndërlidhjet

Sri Lanka: 39 mijë civilë ikin nga zona e luftës


Ushtria e Sri Lankës tha se rreth 39 mijë civilë kanë ikur nga zona e luftës në veri të vendit, ndërsa armata po përgatitet për sulm përfundimtar kundër kryengritësve të Tigrave Tamilë.

Eksodi filloi të hënën pasi trupat e shpërthyen një fortifikatë, e cila e bllokonte rrugën kryesore në pjesën veriore që kontrollohet nga kryengritësit.

Këta të fundit tashmë dy dekada po luftojnë për pavarësinë e pakicës tamile në pjesën veriore dhe lindore të vendit.
XS
SM
MD
LG