Ndërlidhjet

Fidel Kastro: Kuba s'bën lëshime ndaj SHBA-së


Lideri shumëvjeçar kubanez, Fidel Kastro, ka zvogëluar shpresat për mundësinë e përmirësimit të marrëdhënieve midis SHBA-ve dhe Kubës, duke vlerësuar se deklaratat pajtuese të presidentit kubanez, Raul Kastro, janë keqinterpretuar.

Fidel Kastro ka paralajmëruar se Kuba ndoshta nuk do të mund të jetë e gatshme të bëjë lëshime për t'i ndërprerë armiqësitë e vjetra me SHBA-të, pasi autoritetet kubaneze konsiderojnë se nuk janë fajtore për marrëdhëniet e këqija midis dy vendeve.

Duke kritikuar presidentin Barak Obama, për përkrahjen që i ka dhënë embargos 47 vjeçare ndaj Kubës, Fidel Kastro ka thënë se Obama e ka keqinterpretuar deklaratën e vëllaut të tij Raul, i cili pati thënë se Kuba është e gatshme të bisedojë "për gjithçka" me SHBA-të, përfshirë edhe çështjen e të burgosurve politikë dhe të drejtat e njeriut.
XS
SM
MD
LG