Ndërlidhjet

Pakistan: Trupa shtesë kundër militantëve


Pakistani sot ka dërguar trupa paramilitare në rajonin, të cilin virtualisht e kanë marrë talibanët, në kohën kur po rriten shqetësimet ndërkombëtare për forcimin e pranisë së militantëve në veriperëndim të vendit.

Trupat arritën në qytetin Buner vetëm disa ditë pasi militantët nga lugina fqinje Swat filluan infiltrimin në zonë, ku vendosën pika kontrolli dhe i filluan patrullimet në rrugët dhe tregjet e qytetit.

Dërgimi i trupave në Buner pasoi vendimin e qeverisë për të lejuar zbatimin e ligjit të Sheriatit në luginën Swat dhe zonat për rreth, në këmbim të paqes me militantët.
XS
SM
MD
LG