Ndërlidhjet

BE: Izraeli të mbështesë krijimin e shtetit palestinez


Komisioni Evropian tha se Izraeli duhet të mbështesë krijimin e shtetit palestinez dhe t'i ripërkushtohet procesit paqësor në Lindjen e Mesme përpara se Bashkimi Evropian t'i thellojë lidhjet me shtetin hebreit.

Komisionerja për Marrëdhënie të Jashtme, Benita Ferrero-Waldner tha se BE-ja nuk beson se "vërtetë ka ardhur koha që të ngritet niveli i marrëdhënieve".

Në fund të vitit 2008, vendet e Bashkimit Evropian u dakorduan t'i zgjërojnë lidhjet me Izraelin, por ideja u hodh poshtë pas ofenzivës izraelite në Rripin e Gazës në dhjetor dhe janar.
XS
SM
MD
LG