Ndërlidhjet

Sejdiu: Proceset në Serbi janë një farsë


Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, ka vlerësuar sot se "proceset për krime të luftës në Serbi janë një farsë".

Këtë deklaratë ai e bëri duke komentuar vendimin e një gjykate në Beograd për dënimin e katër ish policëve dhe lirimin e tre të tjerëve, lidhur me masakrën ndaj civilëve në Suharekë në vitin 1999.

Sipas zotit Sejdiu, këto procese, "paraqesin një përpjekje nga Serbia për t'i demonstruar botës se ata po ndërmarrin diçka ndaj kryerësve të shkallës së tretë, por pa vendim të qartë për fajtorët kryesorë".

Masakra në Suharekë ndodhi më mars të vitit 1999. Me këtë rast forcat e Serbisë vranë 50 civilë shqiptarë të Kosovës, përfshirë edhe foshnje, fëmijë dhe gra.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG