Ndërlidhjet

SHBA-të kërkojnë ndryshimin e rrugëve të gazit


I dërguari i Shteteve të Bashkuara në Konferencën ndërkombëtare për sigurinë tranzitore të energjisë, ka kërkuar nga vendet e Azisë Qendrore, që t'i ndryshojnë rrugët e eksportit të energjisë.

Zyrtari i Departamentit amerikan të shtetit, George Krol, tha se shpërthimi aktual me pasoja të rënda në gazsjellësin në Turkmeni, është dëshmi për nevojën e ndryshimit të rrugëve të eksportit.

Për shpërthimin e përmendur, qeveria e Turkmenisë, e ka fajësuar monopolin e Gazpromit rus.

Aktualisht, Rusia e ka nën kontroll pjesën më të madhe të gazsjellësit tranzitor në rajon, ndërsa Shtetet e Bashkuara dhe Evropa po kërkojnë ndërtimin e gazjesllësit përgjatë Detit Kaspik e deri në Azinë Qendrore, në mënyrë që të anashkalohet Rusia.
XS
SM
MD
LG