Ndërlidhjet

Hillary Clinton arriti në Bagdad


Sekretarja amerikane e shtetit, Hillary Clinton, sot arriti papritur në një vizitë në Bagdad.

Ajo u tha reporterëve se me komandantin amerikan në Irak, Ray Odierno, do të diskutoj për situatën e sigurisë. Pritet që ajo të zhvilloj takime edhe me zyrtarët më të lartë irakianë.

Zonja Clinton tha se sulmet vdekjeprurëse me bomba këtë javë në Irak, janë shenjë se ekstremistët frikësohen se ky vend "po ecë në drejtim të duhur".

Kjo është vizita e parë e saj në Irak, prej se u bë sekretare e shtetit.
XS
SM
MD
LG