Ndërlidhjet

Thaçi pret njohjen e Kosovës nga Greqia


Kryeministri Hashim Thaçi tha se "në të ardhmen jo të largët" pret që Greqia ta njohë shtetin e Kosovës. Këto komente ai i bëri mbrëmë vonë në Shkup.

Mëtutje zoti Thaçi tha se Maqedonia dhe Kosova shumë shpejt do t'i vendosin marrëdhëniet diplomatike.

Sipas tij, njohja e Kosovës nga ana e Maqedonisë, ishte "vendimi më i mirë i mundshëm për paqen dhe stabilitetin mes dy vendeve".

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, tha se paralajmërimi për normalizimin e raporteve Shkup - Beograd, nuk do të reflektohet në marrëdhinet ndërmjet Maqedonisë e Kosovës.
XS
SM
MD
LG